Rozana Radi mesazh vajzës: Mos u lidh kurrë me dike nëse nuk ka ndjenja!

Rozana Radi njihet nga ato vajza që e ngre zërin dhe edhe gjatë karrierës së saj artistike, i ka mbështetur gratë dhe e ka paraqitur vuajtjen dhe vështirësitë nëpër të cilat kalon një grua. Dhe së fundmi edhe me produksionin e saj “Femzanat”, ajo ka bërë përpjekje që t’iu japë më shumë zë grave duke i portretizuar situatat nëpër të cilat ato kalojnë.

Rozana-Radi-2

Ndërsa së fundmi, këngëtarja ka dhënë përgjigjet e saj në disa pyetje, që fansat ia kanë drejtuar në Instagram, shkruan Prive. Rozana u pyet se “si mund t’ia dalë një vajzë 21-vjeçare në këtë botë”? Kurse Rozi, ka disa pika që i renditi në përgjigjen e saj… “Unë kam disa pika të qarta në jetën time: zgjidh njerëzit e dashur miq në jetën tënde, mos të refuzoshnëse ti mendon se ke të drejtë, kërko të drejtën tënde dhe mos u lidh kurrë me dikë nëse nuk ka ndjenja, bëji gjërat për veten jo për të tjerët dhe mos u dorëzo përpara një dere të mbyllur”, ka shkruar ajo.