Rozana Radi: Jam e lidhur prej 10 vitesh, kush na futi në sherr
Rozana Radi është një vajzat e pakta në Shqipëri që di t’i bëjë të gjitha. Ajo është këngëtare, moderatore, aktore dhe tekstshkruese. Mirëpo, kur bëhet fjalë për jetën private, Rozi është shumë e rezervuar.
Ndonëse së fundmi, ajo ka bërë një lëshim, pasi ka zbuluar se është e lidhur prej 10 vitesh dhe partneri i saj nuk i përket botës së ekranit. Rozana ka rrëfyer edhe një histori, e cila është bërë edhe shkak i krisjes së marrëdhënies mes çiftit.
“Në një emision thashë “jam shumë e lumtur se jam ndarë më të dashurin”, ku pjesë ishte satira përveç investigimit. Pas emisionit do të shkoja në plazh me të dashurin, dhe nisën gazetat “u rilidh Rozana”. Na futën me të vërtetë në sherr, se ai më thoshte pse e ke thënë ti. Ne nuk ishim në sherr por na futën me të vërtetë në sherr.
Unë jam mirë, në një marrëdhënie disavjeçare, kam dhjetë vite me të njëjtin shkëlqim. Me thënë të drejtën personi të cilin kam zgjedhur të kem në krah, nuk merret fare me fushën e spektakleve dhe nuk preferon të bëhet publik e ta shohin”, u shpreh Radi në “Goca dhe Gra”.
/abcnews.al