Rozana Radi flet për shokun që i ka rrëmbyer zemrën: “U njohëm në lokal, planet i kemi por…”

Gjatë pjesëmarrjes së saj në ‘Kënga Magjike’, Rozana Radi u fotografua pranë një mashkulli dhe thuhej se ai ishte partneri i saj. Në një emision të pak kohëve më parë Rozana e pranoi se çdo gjë ishte e vërtetë dhe madje tregoi se ai punonte si oficer i policisë gjyqësore. Ajo ka pohuar se ndihet shumë e lumtur me të, por nuk ka preferuar të jap më shumë detaje.Mbrëmjen e sotme, Rozana ishte e ftuara e radhës ‘Në kurthin e Piter Pan’ dhe aty tregoi për herë të parë se si është njohur me “shokun e saj”, ashtu siç preferon ta quajë. Pyetjes ” a ke një burrë që e mban të fshehtë?” Rozana i përgjigjet duke treguar historinë e njohjes me të: “Jemi njohur rastësisht një natë në lokal i kishte humbur çelësi i shtëpisë dhe kërkonte poshtë këmbëve të mia në tavolinë dhe unë i thashë: ‘Çfarë kërkon këtu’, tha: ‘Kërkoj çelësin’ dhe unë si përfundim i dhashë çelësin e shtëpisë sime”, tregoi Rozana. Gjithashtu ajo ka thënë se tek shoku i saj e tërhoqi shumë sensi i humorit, sepse ai e ka si talent të fshehur, shkruan Who. Alketa e ka pyetur nëse marrëdhënia e tyre do të konsolidohet më tej. “Planet i kemi po me kismet se nuk i dihet”, tha Rozana. Ajo ka shtuar se personi që ka në krahë nxjerr më të mirën prej saj dhe është gjëja më e mirë që i ka rastisur në jetë. Artistja dhe partneri i saj Shpëtim Karakushi janë fotografuar disa herë në publik, foto që zbuluan lidhjen e çiftit.