Rozana Radi flet për herë të parë për partnerin: “Unë mbaj më shumë inat, por pendohem më shpejtë”

Rozana Radi tregohet shumë e rezervuar për sa i përket jetës private. Por, ditën e sotme tek “E Diela Shqiptare”, Rozana ka vendosur të flasë për herë të parë partnerin e saj.

Djali që i ka vjedhur zemrën artistes quhet Shpëtim dhe prej vitesh, çifti bashkëjetojnë. Rozana ka treguar se është pikërisht ajo që mban më shumë inat mes të dyve, megjithatë mesa ka treguar, është po Rozana ajo që pendohet më shpejtë. Duke qenë se Rozi ka shprehur shpesh publikisht ‘dobësinë’ për të motrën, Andetën, Ardit Gjebrea e ka ngacmuar pikërisht për këtë të fundit në raport me Shpëtimin.

“Janë dashuri të ndryshme. Për Andetën nëse do e humbisja tani, të shkoja tek dramat më të mëdha, do të doja që më mirë të humbja unë se sa Andeta. Kurse për Shpëtimin nëse do e humbja, do e vuaja por duhet që në 2020-2021 vajza të mbledhë forcat e të ecë përpara, çfarëdolloj gjëje që të ndodhë. Kokën lart dhe krenare”, është shprehur Rozana.

Artistja ka treguar se prej 8 vitesh jeton me partnerin e saj dhe se çfarë ‘interesi’ e mban lidhur pas Shpëtimit. “Njeriu është interesaxhi në mënyrën e tij”- tha ajo me humor. Me Shpëtimin kam interes shpirtëror, sepse dashuria është e tillë. Ikën Shpetimi dhe unë jam copë shpirtërisht, është ai që më nervozon më shumë por që dua më shumë”, tha Rozi. /News31