Rozana Radi: Dhe pak ditë i kap të 40-at dhe…
Rozana Radi është një ndër personazhet më aktivë të rrjeteve sociale dhe në postimet e saj mund të gjejë veten çdokush, sidomos vajzat apo gratë. Ajo ndan shpesh momente nga përditshmëria, për të treguar se personazhet e njohur janë njësoj si gjithë të tjerët.
Së fundmi Rozana ka publikuar në ‘Instagram’ një foto duke pozuar përpara pasqyrës dhe si çdo herë tjetër ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm, por në formën e një shakaje. Gjithashtu ajo ka treguar pa problem se po shkon tek të dyzetat dhe tashmë kanë filluar të shfaqen problemet e para me lëkurën.
“Sa keq që fotot në kohën që jetojmë nuk i bëjmë më për kujtim, por vetëm për shikueshmëri. Dhe pak ditë po i kap të 40-tat! Ja kanë filluar rrathët tek sytë o shokëni! Më thoshte mamaja ‘fli herët’, jo unë. Urdhëro tani!”, ka shkruar Rozana bashkëngjitur fotos së saj, shkruan Who. Është për t’u vlerësuar fakti që artistja e njohur tregohet gjithmonë kaq e sinqertë me ndjekësit e saj, duke hequr dorë nga realiteti artificial i rrjeteve sociale.