Rozana Radi del foto pa filtra dhe tregon pse nuk bën botox
Rozana Radi është një nga personazhet më aktive të ekranit shqiptar. Ajo i ka provuar gjithçka, nga muzika, moderimi deri te aktrimi.
Së fundmi, Rozi i ka dedikuar pak kohë ndjekësve të saj në Instagram. Ndër të tjera, ka zbuluar se nuk ka bërë asnjëherë botox, pasi ky i fundit nuk është në preferencat e saj.
“Një aktore në profesion nuk duhet të përdorë Botox pvr mendimin tim, sepse i ikën mimika dhe do t ishte e vdekur në portret kur interpreton. Nëse ngrej vetullat efekti është ky në foto”, ka shkruar Radi në Instastory.
Gjatë kësaj kohe, ajo pa ka pësuar një rënie goxha të madhe në peshë për një periudhë shumë të shkurtër. Këtë e bëri të ditur, vetë Rozana duke u përgjigjur pyetjeve në Instastory.
“Sa kilogramë je?”, e ka pyetur një ndjekës, ndërsa Radi ka treguar se për dy muaj ka arritur të humbasë 10 kilogramë.
“Eleminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19 dhe alkoolin (po unë nuk jam alkooldashëse). Ndonjë gotë verë ose birrë e pi tani në verë kur dal në fundjavë”, ka shkruar Rozana.