Roza Lati bën rrëfimin prekës: Babai më rrihte për 50 lekë çamçakëz

Roza Lati ka ndarë së fundmi në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ me banorët e tjerë një rrëfim prekës lidhur me historinë e saj të fëmijërisë.

Ajo ka treguar se babai i saj e ka dashur shumë të ëmën, por kur u prek nga tumori në tru, ai u bë shumë agresiv, madhe edhe ka ushtruar dhunë.

“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për çamçakëz më ka rrahur, sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë dhe kjo është arsyeja e dhunës së tij.

Mbaj mend sa kishin dalë çamçakëzat e parë kam qenë 5 vjeçe ai ishte te puna e tij dhe vajta se pashë shoqet e mija që kishin marrë çamçakëzi, kanë qenë disa me ngjitëse te dora edhe më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë çamçakëz. Ai ishte agresiviteti i tij që i rrëshqiste, sepse im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë.

Duke u rritur ashtu unë tani kjo goca këtu, më vjen zor të kërkoj lekë, më vjen zor të lyp sepse jam rritur në këtë mënyrë dhe e kam traumatike. Dhe mami këtë gjë e di. Rita m’i ka mbuluar të gjitha gjërat pa ja kërkuar fare”, tregon ajo.

faxweb.al