Roza dhe Dhimitër Anagnosti: E shkelëm karantinën, të të përcjellim Rikard!

Rikard Llarja, u përcoll sot në banesën e fundit, në Shkodër. Familjarët i çuan amanetin deri në fund, për t’u prehur në vendlindjen e tij.

Pavarësisht situatës për shkak të koronavirusit, disa nga miqtë e tij i thyen rregullat sot, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ndër to, ishin edhe aktorja Roza Anagnosti dhe bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti, të cilët të përlotur u shprehën se sot bënë një shkelje, për mikun e tyre, që nuk u përcoll siç e meritonte.