Rovena Stefa rrëfen dramën e jetës: “Humba fëmijën nga dhuna e partnerit”
Për herë të parë, këngëtarja Rovena Stefa ka rrëfyer një histori të rëndë, ku bëhet fjalë për dhunë fizike të ushtruar nga ish-partneri i saj.
Gjatë një rrëfimi në “Big Brother VIP Kosova”, ajo theksoi se në moshën 21-vjeçare bashkëjetonte me dikë që e dhunonte sistematikisht.
Duke e përshkruar si dramën e jetës, Rovena tha se ish partneri ishte i alkoolizuar dhe nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa ndau dhe një episod të rëndë dhune.
“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21 vjeçare dhe u njoha me një djalë dhe ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita sitës e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë”, u shpreh ajo.
Ajo theksoi se si pasojë e dhunës, fatkeqësisht, ka humbur dhe një shtatzëni.
“Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje. Kjo gjë më ka bërë shumë keq. Kam vuajtur shumë kohë sepse unë dua shumë të kem fëmijë dhe një lidhje të vërtetë, një martesë si të gjitha vajzat pse jo”, theksoi ajo.
Rrëfimi i plotë:
Anabelmagazine