Rovena Stefa jashtë finales së “Kënga Magjike”: Intrigë votash, ja këngëtarët që votova

Rovena Stefa është këngëtarja që ngeli jash finales së “Kënga Magjike”, festivali që shpall sot në mbrëmje këngën fituese në “Pallatin e Kongreseve”. Drita nuk mundet dot nga errësira, jeta nuk mposhtet nga vdekja, dashuria triumfon ndaj urrejtjes. “Është veç një Jetë”, faleminderit të gjithë atyre që e kuptuan dhe e duan këtë mesazh dashurie e paqeje, që transmeton kjo këngë e “Bardhë”. Nuk do të jem sonte, por nuk mërzitem sepse një natë e ngritur mbi intriga votash nuk më pengon të këndoj me shpirt”, shkruante këngëtarja në statusine saj. Ndërkohë vetëm pak orë para finales së spektaklit, Stefa ka publikuar formularin me pikët e saj. “Votat e mia për finalen sonte:
30 pikë -Anxhela Peristeri
26 pikë—Samanta Karavella
24 pikë—Klint Çollaku
22 pikeë—Elhaida Dani
21 pikeë—Fifi
Arsyeja pse i votova këta këngëtarë është që i vlerësova këngët dhe interpretimet e tyre në bazë të vlerave artistike, dhe jo në bazë të shoqërise me ta. Votova pa u bërë pjesë e grupeve të interesave siç do ta vëreni pas festivalit te të tjerët. Nuk kam asgjë kundër Festivalit “Kënga Magjike”, e respektoj dhe e dua shumë Arditin, por vit pas viti po vërtetohet që ngelen pa u votuar plot këngë që pëlqehen në masë nga papërgjegjshmëria e pjesëmarrësve”, përfundon statusi i Rovena Stefës.