Rovena Stefa: Do doja shumë të gjej dashurinë e jetës dhe të kem fëmijë

“Vëllai i Madh”, caktoi mbrëmjen e djeshme për banorët e “BBVK” një sfidë. “Ngjyrat e jetës time” ka bërë bashkë të gjithë konkurrentët, ku këta të fundit duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve.

Në një nga pyetjet që iu parashtrua, Rovena Stefa ka treguar se si e sheh veten në të ardhmen.

Banorja u shpreh se do të kishte shumë dëshirë të gjente partnerin e jetë dhe të kishte fëmijë!

“Në aspektin personal. Do doja shumë të gjej dashurinë e jetës që deri tani nuk ka qenë e suksesshme, e të kem fëmijë. E di se jam në ato limitet e mia”, u shpreh ajo.

iconstyle.al