Rovena Dilo: Që kur kam humbur tim atë, besoj se nuk shkojmë në asgjë pas vdekjes
Rovena Dilo ishte e ftuara e radhës në emisionin ‘Rudina’. Këngëtarja e njohur foli për pjesëmarrjen e saj të fundit në ‘Kënga Magjike’ dhe jo vetëm. Gjatë intervistës së saj, Rovena zbuloi se pasi babai i saj u nda nga jeta filloi të besonte edhe në Zot. “Jam përpjekur gjatë gjithë jetës sime të rritur, pas të tridhjetave dhe që kur kam humbur tim atë, të dua të besoj në Zot”, ka thënë këngëtarja. Ajo ka treguar se ka bërë këtë zgjedhje për të bindur veten se një person që ndahet nga jeta nuk e humb përgjithmonë.
“Unë mendoj që njeriu do të besojë në Zot, jo për veten e tij, por për dashuritë që do të humbasë. Nuk ka mundësi që ata të kenë shkuar në asgjë, shkruan Who. Nuk ka mundësi që t’i kem humbur përgjithmonë në mënyrë absolute, dhe aty i drejtohesh diçkaje më të madhe se vetja, diçkaje më të madhe se ajo që është ekzistenca e shkurtër në tokë”, është shprehur Dilo. Ajo ka thënë se ata që besojnë absolutisht në Zot janë të privilegjuar.