Rovena Dilo flet për partnerët që ka kaluar në jetë: E përfunduan ciklin e tyre, kur ke fëmijë në mes, bën kompromise…do të ishte ndryshe nëse balerini s’do të ishte 15 vite më i ri
Këngëtarja i konsideroi stabël, të gjitha marrëdhëniet në jetën e saj, pavarësisht se kanë pasur një fund. Ajo shtoi se çdo marrëdhënie që ka përjetuar, e ka përfunduar të plotë ciklin, por fakti që mes saj dhe partnerëve që ka pasur, nuk ka qenë një fëmijë ua ka bërë më të lehtë ndarjen.
Rovena Dilo ka rrëfyer detaje nga marrëdhëniet e saj sentimentale që ka pasur ndër vite. E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, Dilo e nisi rrëfimin nga lidhja e saj më e fundit, ajo me balerimin 15 vite më të ri, për të cilin shprehej se i ndalonte frymën, Eltion Meraj. Këngëtarja tha se nëse Merja (pa i përmendur emrin), do të ishte të paktën 7 vite më i ri dhe jo 15, ndoshta lidhja mes tyre nuk do të përfundonte.
“Të ishte të paktën vetëm 7 vite dhe jo 15 vit,”– tha Dilo.
E pyetur se përse nuk ka arritur të gjejë stabilitetin në jetë, për të arritur formimin e një familjeje, Dilo tha se një vajzë kërkon të gjejë gjithmonë babain tek një mashkull, dhe ajo nuk e ka gjetur ende. Gjithsesi, këngëtarja i konsideroi stabël, të gjitha marrëdhëniet në jetën e saj, pavarësisht se kanë pasur një fund. Ajo shtoi se çdo marrëdhënie që ka përjetuar, e ka përfunduar të plotë ciklin, por fakti që mes saj dhe partnerëve që ka pasur, nuk ka qenë një fëmijë ua ka bërë më të lehtë ndarjen.
Siç theksoi dhe këngëtarja, ndoshta po të ishte një fëmijë në mes, partnerët do të mendoheshin shumë më tepër, para se të largoheshin nga jeta e Rovenës.
“Unë e shoh si stabilitet, pastaj varet nga këndvështrimi. Unë kam patur marrëdhënie të mira, të gjata, të stabilizuara por që kanë patur një fund, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë qenë serioze, kjo nuk do të thotë që nuk e kanë kryer ciklin, që nuk kanë qenë të plota edhe pse nuk kanë vazhduar. Mendoj ndoshta nuk kanë vazhduar sepse nuk më është dashur mua të bëj kompromise deri në fund. Për shembull kur vjen një fëmijë, ti bën kompromise me partnerin. Njeriu bën shumë kompromise në jetë, marrëdhënia ka tolerance, të lëshosh pe, të duash etj, por ka momente që lodhet marrëdhënia. Ka njerëz që e durojnë lodhjen, ka njerëz që nuk e durojnë. Kur ti nuk ke një fëmijë, nuk pyet pse ta duroj, pra nuk bën një kompromis që dy prindër mund të bëjnë për fëmijën e tyre…Unë mendoj që çdo vajzë thellë thellë kërkon babain, kërkon një model të ngjashme me atë që është rritur. Unë thell thellë kam kërkuar babain dhe nuk e kam gjetur,”– tha ajo.
Për momentin këngëtarja ka deklaruar se është vetëm.
(f.m/dosja.al)