Rony Rag “diss” reperit të njohur në Londër, detaje nga klipi luksoz!

Rreperi i shumë këngëve të njohura Rony Rag, ka publikuar videoklipin e ri “N’LonDon”.

Në klipin luksoz shohim makina e djem, dhe teksti siç duket është Diss për një reper në Londër.

Artisti njihet për këngë “Si shqipet” që shënoi mbi 10 milionë klikime, e shumë projekte tjera të suksesshme. Reperi kishte kohë që e paralajmëronte këtë projekt, dhe fansat e kanë pritur mjaft mirë, duke qenë se sapo është publikuar ka marrë shumë komente në Youtube, dhe në profilin e tij.

Pyetja është për cilin reper që jeton në Londër është kënga Diss, ndërkohë që fansat në komente të shumta kanë shkruar emra të ndryshëm artistësh?

Videoklipi është realizuar nga kompania “FullMoon Production”, kompania që menaxhon reperin, ndërsa beat nga Djr. Fansat e Ronyt njihen si të shumtë, dhe që e pëlqejnë mjaft artistin./

www.story.al