Ronela tregon se kur ka dhënë puthjen e parë: Ishte traumë e vërtetë
Këngëtarja shumë e përfolur, Ronela Hajati është munduar gjithmonë të jetë e rezervuar për jetën e saj private. Mirëpo, pavarësisht kësaj, ajo nuk nguron që herë pas here të ndajë detaje.
Së fundmi, Ronela i ka dhënë mundësinë fansave të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë në Instagram dhe padyshim ato kanë qenë të shumta.
Ndër të tjera, këngëtarja është pyetur se kur e ka dhënë puthjen e parë. Ajo e ka cilësuar me plot humor këtë eksperiencë si një traumë.
“Viti 3 gjimnaz, traumë”, ka shkruar Ronela shoqëruar me një emoji me të qeshura. Kujtojmë që lidhja e fundit që Hajati është përfolur ka qenë ajo me këngëtarin Young Zerka.
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati zbuloi disa ditë më parë se është single, duke u shprehur se është gati të dalë në takim me dikë. Ajo tregoi se është shumë e angazhuar me muzikën dhe kjo gjë nuk ia lejon t’i përkushtohet dikujt.
Ndërkohë, së fundmi, Ronela ka rrëfyer edhe një nga “kushtet” që duhet të ketë djali që do të fitojë zemrën e saj.Përmes një postimi në “Instastory”, Hajati thotë se partneri i saj duhet të “dashuroni” këngët e postuara nga ajo.