Ronela thotë se artistët shqiptarë janë të talentuar, por fodullë dhe aspak bashkëpunues me kolegët

Ronela Hajati ndau këndvështrimin e saj në lidhje me marrëdhëniet e artistëve me njëri-tjetrin, të cilët sipas saj kanë një bashkëpunim “gati-gati inekzistent”.

“Muzika moderne shqiptare është e mrekullueshme! Pikë! Mund të them me zë të lartë që kemi materialet më të mira në Ballkan dhe artistë të talentuar pafund! Kudo që shkoj jashtë, u tregoj të gjithëve sa muzikë të mirë kemi, u tregoj këngë pafund që janë hit këtu dhe gëzohem pafund!” – shkroi ajo fillimisht në Instagram.

Më pas, shtoi:

“Një gjë: Në të gjithë botën, gjithë artistët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin si artistikisht, si nga ana njerëzore. Më vjen keq të them që tek ne kjo ndodh në nota minimale, gati-gati inekzistente.”

Sipas Ronelës, “të qenit mendjemadh, fodull ndaj kolegëve nuk të bën kurrë më të suksesshëm.” “Të gjithë artistët jemi koshientë për ecurinë e këngëve tona dhe gjithë ‘fryerjeve’ që i bëni këngëve! Nuk fitoni asgjë, maksimumi një datë ekstra në Golem… Suksese këtë verë zogj!” përfundoi ajo.

Anabelmagazine