Ronela Hajati “zhduk” këmbën në festën e 30-vjetorit
Kёngёtarja e njohur, Ronela Hajati, pak ditë më parë ka festuar 30 vjetorin. Të shumta kanë qenë urimet nga fansa dhe artistë të njohur të showbiz-it. Ronela është shprehur se ditёlindja e saj do tё zgjasë për njё muaj dhe do tё mbahet mend pёr shumё kohё, ndërsa ndau momente nga festimet nё faqen e saj tё Instagram-it.
Në organizimin festiv dhe plot klas, nuk kanë munguar shumё personazhe tё njohur dhe miq tё mirё tё artistes, projekti më i fundit i së cilës titullohet ‘Lage’. Mes të tjerave ra në sy një foto që Ronela ka postuar në Instagram, ku pozon e veshur me një fustan në verdhë para dekorit me lule të festës. Ajo çfarë bie në sy është përdorimi i photoshopit, në sajë të të cilit duket jo vetëm disa kilogramë më pak, por gabimisht ka zhdukur dhe njërën këmbë. Gjithsesi nuk është e vetmja që bën këtë, pasi incidente të tilla u ndodhin dhe vajzave e famshme me impakt ndërkombëtar.