Ronela Hajati zbulon këngën me të cilën do të hapë dasmën e saj, por a është ajo në një lidhje?
Pas ndarjes nga Young Zerka, Ronela Hajati ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Këngëtarja ka treguar këngën me të cilën dëshiron të hapë dasmën e saj edhe pse ende nuk është në një lidhje.
Bëhet fjalë për këngën e titulluar “Is This Love” nga Whitnesnake, të cilën vetë Ronela e shoqëron nga pas.
Vitin e kaluar, këngëtarja në një intervistë për “Në kurthin e Piter Pan” u shpreh se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar ndarjen nga Young Zerka.
Ajo nuk dha një arsye specifike këngëtarja, por u shpreh se Zoti i di më mirë ca gjëra dhe ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen.
Në një intervistë tjetër, autorja e hitit “Lage” tregoi se aktualisht është e fokusuar vetëm te puna, e megjithatë tha se njeriu nuk mjaftohet asnjëherë as kur është ‘single’ e as kur është në një lidhje.
Teksa të gjithë besonin se çifti do të rikthehej sërish, diçka e tillë nuk ndodhi.