Ronela Hajati shndërrohet në djall me brirë, kë po kërcënon me klipin e fundit?

Ronela-Hajati-2

Këngëtarja Ronela Hajati ka befasuar me ndryshimin e saj më të fundit, ku shfaqet si “djall me brirë”, me një look të ngjashëm me amazonat. Me dy brirë të mëdhenj sipër kokës, dhe gjoksin mbuluar me aksesorë që mund të imitojnë parzmoret antiplumb, Ronela ka postuar foton nga klipi me titull “Maje men”, që do të publikohet në prill. Vetëm kaq ka zbuluar Ronela për projektin e saj më të ri muzikor, por kë po kërcënon ajo me këtë titull pritet ta zbulojmë kur të lançojë klipin. /story.al/