Ronela Hajati nuk ndalet, bën njoftimin e rëndësishëm

Ronela Hajati po sjell edhe tri këngë të reja, ose më shumë. Këngëtarja ka qenë shumë e nxënë këtë vit, duke publikuar projekte të shumta të cilave i kushton shumë vëmendje. E meqë Ronela i bën vetë këngët e gjithashtu përkujdeset vetë për secilin detaj të një projekti, këngëtarja nuk po ndalet, shkruan Gazeta Express. Ajo ka lënë të kuptohet me anë të një postimi se deri në fund të këtij viti do të sjellë edhe tri këngë të reja, e ndoshta edhe më shumë. Duket se gjithçka po shkon mirë në jetën e këngëtares, pasi ajo ka inspirim për të sjellë çdo herë diçka ndryshe.