Ronela Hajati nuk duron dot më, ia thotë hapur Young Zerkës

Prej kohësh dy këngëtarët Ronela Hajati dhe Young Zerka janë një lidhje, të cilën nuk dihet për ç’arsye janë përpjekur ta fshehin. Por një foto gjatë një udhëtimi në Hreqi që Zerka ka postuar në Instagram është bërë shkas që Ronela të mos durojë dot me duke e thënë publikisht se Zerka është mashkulli i saj. “Mine” komenton Ronela poshtë fotos, duke marë konfirmimin e tij, i cila ja kthen me dy puthje me zemra. Mes tyre ka ndërhyrë një mikeshë e çiftit, që i drejtohet Ronelës duke i thënë:”E plase ti s’e mbajte dot!”, që nënkupton se ata kishin rënë dakord të dy për ta mohuar lidhjen, edhe pse shfaqeshin kudo bashkë si në koncerte ashtu dhe jetën e përditshme. Pak ditë para Vitit të Ri ata publikuan klipin “Diamanta”.