Ronela Hajati kujton të atin: Sa na mungon, ti e di

Me një postim në rrjetet sociale, Ronela Hajati ka kujtuar gjithë kohën pa të atin, duke shprehur si rrallëherë mungesën e tij.

“9 vite pa ty babush! Tani vitet po bëhen thjesht numër por sa na mungon, ti e di sepse je me ne çdo ditë”, ka shkruar Hajati krah postimit të fundit në Instagram.

Ronela do të përfaqësojë në pak javë Shqipërinë në Eurovision dhe pasi fitoi çmimin e festivalit të fundvitit tregoi se këtë trofe ia dedikon babait të saj të ndjerë./revistawho.com