Ronela Hajati: Ja pse nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin
Ronela Hajati ka deklaruar së fundmi se nuk do të fitojë në kompeticionin muzikor ‘Eurovision’.
Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Ronela e cila do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Sekret” është shprehur gjithashtu se i vjen të qajë kur sheh se shqiptarët nuk e mbështesin dhe ofendojnë njëri-tjetrin.
“E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada!
Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari. Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin”, i është përgjigjur Hajati një fansi.
Lapsi.al