Ronela Hajati heq dorë nga Young Zerka për Stinen?

Këngëtarja Ronela Hajati para ndërrimit të viteve publikoi klipin “Diamanta” me Young Zerkën, me të cilin flitet se kanë lidhje. Edhe pse ata vazhdoj ë ta mohojnë marrëdhënien mes tyre, ata shfaqen në çdo koncert dhe aktivitet bashkë, siç ishte eventi “Oda”. Vitet e fundit Ronela dhe Zerka janë identifikuar si çifti që shfaqen çift në çdo poster koncerti. Por në fund të këtij muaji Ronelën do e shohim të ndajë skenën e një club-i nate me ish-bashkëpunëtorin e vjetër, Ernest Duka (Stinen). Nuk dihet nëse ky është një përjashtim apo ky është fillimi i një sezoni të ri me Stinen, duke hequr dorë nga Young Zerka.