Ronela Hajati, e para në Eurovision: Shqipëria do t’ju bëjë të tundeni
Në datën 10 maj do të nisë nata e parë gjysmëfinale e garës së Eurovision, për të vazhduar më tej me natën e dytë më 12 maj dhe finalen e madhe më 14 maj. Sot u bë e ditur nga faqja zyrtare e eventit europian se Ronela Hajati do të hapë shfaqjen duke kënduar e para në gjysmëfinalen e parë të 10 majit.
Vetë këngëtarja është shprehur e lumtur që do të jetë e para që do të këndojë në skenën e Torinos. Ajo premton se do të dhurojë një performancë të shkëlqyer që do të mbahet mend gjatë. “Do hapim Eurovizionin. Shqipëria do ju bëjë të tundeni mirë këtë vit”, shkroi ajo.
“Eurovision 2022” mbahet në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë, shtet ky që mban kurorën e fituesit prej vitit të kaluar me grupin Maneskin./revistawho.com