Ronela Hajati dhe Young Zerka paskan lënë Shqipërinë?

Ronela-Hajati-2

Kanë kohë që komentohen si çift, por ende nuk e kanë pranuar hapur. Gjithsesi jeta që bëjnë brenda dhe jashtë muzikës e ka tradhtuar paksa çiftin e showbizit, Ronela Hajatin dhe Young Zerkën pasi ata nuk ndahen në asnjë moment nga njëri-tjetri. Këtë fund tetori ata kanë çuditur fansat pasi janë fotografuar në SHBA, sapo kishin mbërritur në aeroport. Menaxheri i koncerteve me artistë shqiptarë në SHBA, “Arber Entertainment” ka zbuluar arsyen e këtij udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Ronelës dhe Zerkës. Çifti kanë udhëtuar për një tur koncertesh për Halloween, së bashku më këngëtarin Alban Skënderaj.