Ronaldo Sharka, këshillë për ata që kanë humbur prindërit!
Moderatori i njohur Ronaldo Sharka shpesh zgjedh që në rrjetin e tij social Instagram të kujtojë të atin e tij të ndjerë, duke i dedikuar fjalë tejet prekëse. Së fundmi ai ka ndarë eksperiencën e tij, pas humbjes së të atit, duke treguar se po përpiqet që të jetojë me kujtimin e babait, edhe pse është e vështirë.
“Kapuni fort pas detajeve që në dukje janë të çuditshme, por kanë kuptim të madh për të larguarit tanë të zemrës nga kjo botë. Flisni, kërkojeni shpirtin e tyre, tregojuni atyre për gjërat që kaloni gjatë ditës se do t’iu përgjigjen në një mënyrë ose në tjetrën.
Shpirti i tyre është kudo me ne. Unë e ndjej. Mësohem të jetoj me ikjen, ama të jetoj me kujtimet e bukura. Kjo është lufta ime e përditshme prej disa muajsh me të cilën mundohem të përshtas në këtë luftë edhe mamin. Kur dikush largohet, veç trupi i tij nuk është afër, ama nëse i kërkon ato përgjigjen në mënyrën më të butë dhe të shenjtë të mundshme”, shkruan Sharka në postimin e tij.
Kujtojmë që babai i Ronaldos pak para se të ndahej nga jeta, edhe pse në gjendje të rënduar, hyri në BBV në mënyrë që t’i linte djalit të tij një kujtim të bukur. Fatkeqësisht, ai nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë dhe u largua nga kjo botë pak pasi moderatori doli nga formati.
Bordo