Ronaldo Sharka humb të atin
Moderatori Ronaldo Sharka ka humbur të atin.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai bëri me dije se babai i tij është ndarë nga jeta.
“Pusho i qetë në botën tjetër bab…” shkruan ai.
Disa javë më parë në “Big Brother VIP Albania”, Ronaldo rrëfeu se i ati vuante prej kohësh nga kanceri. Megjithatë, pavarësisht gjendjes jo të mirë, ai u bë pjesë e BBVA për pak minuta për të surprizuar të birin.
Historia e tij dhe mënyra e komunikimit me të birin preku jo pak publikun.
I pranishëm në spektaklin e djeshëm të BBVA, Ronaldo tregoi se gjendja e të atit ishte përkeqësuar dhe ndodhej në reanimacion.
Ngushëllime familjarëve!
Anabelmagazine