Ronaldo rrezikon burgun?

Cristiano Ronaldo duket se është gati për aventurën e re më i qetë se kurrë. Nëpërmjet një fotoje që ka publikuar në “Instagram”, ai së bashku me bashkëshorten e tij tregon vazhdimin e pushimeve, këtë herë në çift. Një moment relaksi për yllin portugez të Juventusit, pasi ka arritur të zgjidh me sa duket edhe problemin më të madh të kohëve të fundit, atë me organet e drejtësisë për akuzën e evazionit fiskal, shkruan Top Channel.Organet fiskale spanjolle kanë bërë publike se Cristiano Ronaldo për deklarimet jo të rregullta nga viti 2011 deri në vitin 2014 do të duhet të paguajë bashkë me interesat rreth 19 milion euro dhe dy vite burg, megjithëse çështja e dënimit me burg është për momentin pezull.