Ronaldo, qëndron apo largohet? Midis Juventusit dhe Sitit, dita e së vërtetës për yllin portugez

Koha po mbaron, gongu i fundit të merkatos po afrohet, një operacion i mundshëm i këtyre përmasave nuk mund të zgjasë përtej fundjavës. Shumë interesa në rrezik, e ardhmja e Kristiano Ronaldos është ende në dyshim.
Dhe sot mund të jetë dita e së vërtetës. Portugezi nuk ka folur ende zyrtarisht, por tani është e qartë se ai shikon përtej Torinos, mbërritja në shtëpinë e tij të Zhorzh Mendezit është dëshmia kësaj.

Ronaldo dhe agjenti i tij bënë analiza të situatës, ku deri tani nuk ka asnjë takim me Juventusin, dhe asnjë të caktuar, por në tryezë ishte propozimi i Mançester Sitit për të analizuar të cilët janë gati të propozojnë një kontratë dy-vjeçare me 14/15 milionë euro në sezon.

Gjithsesi interesi i Juventusit mund të jetë një shkëmbim me Gabriel Zhezus, por është vetë Guadiola ai që nuk dëshiron të privohet nga sulmuesi brazilian.
PANORAMASPORT.AL