Ronaldo, Icardi, De Bruyne dhe jo vetëm/ Lista e futbollistëve që kanë ndarë fushën dhe të dashurat bashkë

Përveçse ndajnë një fushë, futbollistët shpesh mund të ndajnë të njëjtën shije te femrat. Ka shumë raste kur futbollistët duhet të jenë të qetë me njëri tjetrin brenda fushës për hir të klubit ose kombëtares, por jashtë fushës gjërat mund të tensionohen kur bëhet fjalë për jetën e tyre të dashurisë. Më poshtë disa raste të futbollistëve që kanë ndarë edhe të dashurat sipas “DailyStar”:

Mauro Icardi nuk ishte vetëm shoku i skuadrës së Maxi Lopez në Sampdoria, por ai ishte edhe shoku i tij i mirë dhe familjet e tyre shpesh shoqëroheshin së bashku. Lopez dhe gruaja e tij e atëhershme, Wanda Nara, ishin në vështirësi në lidhjen e tyre dhe ai akuzoi Icardin dhe Narën se kishin një lidhje. Që atëherë ata janë martuar dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, Icardi ka bërë tatuazh fëmijët e Lopez në krahun e tij.

Kevin De Bruyne është një nga lojtarët më të pastër që ka zbukuruar Premier League, por në vitin 2012, ai e gjeti veten në një përrallë të shëmtuar. E dashura e tij Caroline Lijnen pretendoi se ai e kishte tradhtuar atë, kështu që vendosi që hakmarrja ishte e nevojshme. Kevin më kishte mashtruar dhe mendova ‘Pse të mos e bëj edhe unë këtë?, tha Lijen në një revistë belge. Hakmarrja erdhi në formën e gjoja fjetjes me bashkatdhetarin e tij Thibaut Courtois. Dyshja kanë vazhduar të luajnë krah njëri-tjetrit prej vitesh, duke lënë mënjanë çështjet e tyre për të mirën e kombit të tyre.

Ish-Miss Anglia dhe Miss Britania, Danielle Lloyd ka disa histori me futbollistët e Premier League. Ajo ishte lidhur me Teddy Sheringham dhe Marcus Bent kur u lidh me Jermain Defoe në 2007. Pasi përfundoi lidhja e tyre e shkurtër, shoku i tij i skuadrës në Tottenham, Jamie O’Hara u fut dhe u martua me Lloyd në 2012. Dyshja u divorcua dy vjet më vonë.

John Terry dhe Wayne Bridge nuk mund të lihen jashtë kësaj liste. Dyshja e Chelseat kishte luajtur përkrah njëri-tjetrit për gjashtë vjet. Por Terry-t iu hoq kapiteni i Anglisë në janar të vitit 2010 pasi u shfaqën akuza se ai kishte një lidhje me ish-partneren e ish-shokut të tij të skuadrës. Vanessa Perroncel mohoi që një aferë të kishte ndodhur ndonjëherë. Terry dhe mbrojtësi i tij kolegu i Chelseat kishin qenë miq të ngushtë në Stamford Bridge dhe shkuan në pushime së bashku, por pasi akuzat shpërthyen, Bridge refuzoi t’i jepte dorën Terry-t përpara se Blutë të luanin me Manchester Cityn.

Lidhja më e fundit e dashurisë në këtë listë ishte mes dyshes së Manchester Cityt Sergio Aguero dhe Riyad Mahrez. Në vitin 2019, Aguero u përfol se ishte në lidhje me influencuesen Taylor Ward, ndërsa Mahrez ishte një burrë i martuar por gjithçka ndryshoi shpejt. Vitin tjetër, Mahrez ishte ndarë me ish-bashkëshorten e tij modele Rita Johal dhe vendosi të fillonte një lidhje me ish-të dashurën e Agueros. Ata e bënë lidhje zyrtare në tetor 2020 për 1.5 milionë ndjekës të Ward dhe që atëherë janë bashkë.

Cristiano Ronaldo është gjithashtu pjesë e kësaj liste pasi modelja Nereida Gallardo ishte takuar me mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos në vitin 2007 në një klub nate. Por ajo u lidh një vit më vonë me Ronaldon. Romanca e tyre zgjati disa muaj pasi Gallardo të pretendonte se ylli i Manchester United ishte i dështuar në shtrat.

JOQ