Ronaldo etiketon Heidin si “Nëpërkë që i ka hedhur helm Romeos”

Ronaldo Sharka është një nga dy opinionistët e “BB Fan Club” dhe ditëj e djeshme ka habitur shikuesit me një deklaratë aspak të këndshme për Heidi Bacin.Sipas tij Heidi Baci po mban romancën me Romeon në “BBV” për vëmendje.

Sharka shprehet se madje ajo po manipulon natyrën e ndjeshme dhe emocionale të aktorit për t’u faktorizuar, ndërsa kundërshtarët e tij i ka bërë miq.

Sipas gazetarit, Romeo është viktimë në marrëdhënien me Heidin, teksa nuk u kursye aspak ndaj kësaj fundit duke e krahasuar me një “nëpërkë që ka helmuar aktorin”. Për ta përmbyllur Sharka thotë se Romeo ka rënë pre e lojës së Heidit.

Kryefjala.com