Ronaldo do të ketë sërish trajner Murinjon? Al Nassr bën gati ofertën e çmendur për të bashkuar portugezët

Al Nassr tashmë ka mbetur pa trajner, pas shkarkimit të Rudi Garsia dhe menjëherë kanë menduar për zëvendësuesin e tij. Dhe kush tjetër përveç se portugezi Zhoze Murinjo.

“AS” shkruan se oferta që ata kanë vënë në tavolinë për trajnerin aktual të Romës është 100 milionë euro për dy sezone. Nëse do të pranojë, pa dyshim që do të bëhej trajneri më i paguar në botë.

Pengesa e madhe që Al Nassr has në negociata në këtë moment është se “Special One” është në fazën e fundit të sezonit me Romën.

Gjithsesi, oferta që vjen nga Arabia Saudite është e parezistueshme pasi do të rigjente Kristianon Ronaldon me të cilin ka pasur një super marrëdhënie tek Real Madridi në vitet 2010-2013.

PANORAMASPORT.AL