Ronaldo dhe Georgina ofrojnë 5 mijë euro rrogë për kuzhinier, por kanë ca kushte
Cristiano Ronaldo thuhet se po kërkon për një shef kuzhine dhe ofron pagë 5 mijë euro në muaj.
37-vjeçari, i cili nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me Al Nassr në fillim të këtij muaji është duke ndërtuar një shtëpi të madhe në Portugalinë e tij të lindjes, por ende nuk ka punësuar një kuzhinier. Raportohet se Ronaldo dhe partnerja Georgina Rodriguez pëlqejnë si ushqimet tradicionale portugeze ashtu edhe japoneze. Por fakti që janë të kujdesshëm ndaj ushqimit dhe kanë ca kushte ka bërë që të jenë ende në kërkim. MailOnline, thotë se pesë herë fituesi i Topit të Artë po kërkon të punësojë një kuzhinier me rezidencën e tij të re që do të përfundojë në qershor.
Ronaldo mendohet se ka blerë një parcelë toke në Quinta da Marinha, Cascais vitin e kaluar përpara se të largohej nga Manchester United, me ëndrrat për t’u kthyer në qytetin e tij.