Ronaldo arrin 500 milionë ndjekës në Instagram

Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që ka arritur 500 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Numri i ndjekësve u rrit pasi gjatë javës së kaluar, Ronaldo u paraqit në një intervistë me Piers Morgan, ku hodhi akuza drejt klubit të Manchester Unitedit dhe trajnerit Erik ten Hag.

Pas kësaj, futbollisti trazoi rrjetin me një fotografi së bashku me Lionel Messi, e cila çmendi tifozët e futbollit.