Rona Nishliu mahnitet nga fytyra e saj e re, grimi profesional bën magji tek këngëtarja
Rona Nishliu spikatet me paraqitjen e saj të thjeshtë dhe pa komplekse. Por, me raste, këngëtarja e njohur përfshihet nga tendenca e grimit profesional, si shumë kolege të saj, shkruan Prive. E tillë është shfaqur së fundmi nën kujdesin e mikut të saj, Arbër Bytyqi i cili e ka transformuar deri në atë pikë që është shprehur: ‘Nuk mund ta besoja me sytë e mi kur e pashë këtë grim në pasqyrë. Të dua Arbër!”.Dhe nëse e krahasojmë portretin e ri me fotot e saj nga jeta e përditshme do të ngeleni vërtet pa fjalë.