Romir Zalla: E vërteta e skenave intime me Ema Andrean
Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, aktori Romir Zalla zbuloi detaje në lidhje me serialin e tij më të ri, i cili ka ngjallur mjaft debate, ndonëse ende nuk ka dalë për publikun.
Një prej skenave shumë të komentuara, është ajo e momenteve intime me aktoren Ema Andrea.
I pyetur nga moderatori i “Pushime On Top”, Nini Visha nëse ka skena të nxehta, Romiri theksoi: “Ato janë lajme e pjesës gossip të produksionit. Ai është një serial dramatik të themi, ku unë kam një personazh, ku në rol jam i dashuri i Emës.
Në një dalje publike, unë thashë me shaka që aty do ketë skena intime, do ketë puthje, përqafime, për të krijuar pak kuriozitet.
Sigurisht që ka puthje me Emën, por nuk është deri në ato nivele që mund të mendojë truri i njerëzve që dëgjojnë lajmë të tilla”.
View this post on Instagram
Top Channel