Romir Zalla: Ah sa duam të jemi ndonjëherë vetëm, si çift, por…

Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga Zoti?
Hera e fundit kur kam ngritur kokën lart nga Zoti, ka qenë vjet në verë. Isha në malin e Krujës, në një vend të shenjtë që quhet Sarisalltik.
Mëkati më i madh që ke bërë, e që të kanë bërë?
Mëkati më i madh që bëj shpesh është që pres nga të tjerët të njëjtën gjë që bëj unë për ta. Mëkati më i madh që më kanë bërë ndonjëherë është mosmirënjohja.
Kujtimi i fundit më i ëmbël, dhe ai i hidhur?
Preferoj të mos rroj me kujtime.
Paratë që shpenzove së fundi, dhe pse?
Një dhuratë për Suelën. Kishte ditëlindjen.
Kur e përjetove qiellin e shtatë?
Nuk gëzohem kollaj. Jam pak tip racional. Por… kur finalizoj një projekt me sukses kjo më jep një ndjenjë të bukur.
Sa kohë ka kaluar kur ndieve mungesën e gjysmës tjetër?
Gjithmonë. Sigurisht më shpesh kur është larg. Sidomos këtë vit që Suela ka udhëtuar vetëm dhe shpesh jashtë vendit, për arsye pune.
Cila është e keqja e të qenit çift?
E keqja? S’ka. Ah sa duam të jemi ndonjëherë vetëm, si çift. Por edhe me fëmijët është një mrekulli.
Nëse do të ishe mashkulli i vetem i rruzullit, si do i menaxhoje femrat?
Menaxhoja? Mendoj se femrat kanë nevojë për vlerësim dhe respekt.
Kur ke shkëmbyer mesazhe dashurie për herë të fundit?
Unë shkëmbej përditë mesazhe dashurie, në forma të ndryshme.Në përgjithësi të japësh dashuri është një gjë që nuk kushton fare.