Romina Gjinali dhe sekretet e një blogere
Fushata më e re e One Telecommunications, “Unë jam One!” ka në fokus përvojën e të gjithë abonentëve të kompanisë. Personazhë të njohur, me profesione dhe pasione të ndryshme, i janë bashkuar kësaj fushate dhe kanë ndarë me publikun arsyet pse janë bashkuar me ONE dhe kanë zgjedhur të përjetojnë rrjetin më të mirë të certifikuar (sipas gjigantit të testimeve UMLAUT).
Romina Gjinali, vajza simpatike e apasionuar pas tendencave të fundit, ka dhënë një intervistë ekskluzive, duke na rrëfyer disa këshilla dhe tricks alla blogere se si të jemi gjithmonë in, cool dhe stylish në rrjetet sociale.
“Të jesh një bloggere nuk është aspak një punë e thjeshtë, sigurisht, kërkon impenjim dhe të jesh gjithnjë e përditësuar me të rejat dhe tendencat e fundit.” Këtë dëgjojmë të thuash në reklamën e fundit të ONE. Çfarë të ka shtyrë të bëhesh blogere?
Natyra ime kreative dhe kurioze, pasioni im për udhëtimet, fotografinë, modën, artin dhe dëshira për të ndihmuar dhe frymëzuar me gjërat që bëj.
Bukuria e mediave sociale është se janë të menjëhershme. Nëse kam një ide ose dua të them diçka, mund të shkrep një foto ose filmoj një video, ta postoj dhe kjo jo vetëm ushqen personin tim, por mund të inspirojë dhe dikë tjetër. Natyrisht, asgjë nuk është e lehtë apo vjen në çast, por feedback-u që marr, më jep shtysë të vazhdoj përpara e të kaloj limitet dhe vështirësitë e mia, duke pasur një prezencë sa me reale edhe te ndjekësit. Shpesh më thonë se transmetoj shumë pozitivitet dhe ky është një kompliment që më gëzon.
Cili është misioni yt si blogere?
Kur krijoj content, dua të sjell vlera, mos te ndalem vetëm tek aspekti estetik i një fotoje apo videoje. Kjo vlerë mund të jetë në formën e informacionit, këshillës, ndarjes së një përvoje apo thjesht të fal një buzëqeshje.
Mendoj se ne të gjithë përballemi me situata të ngjashme, kemi “beteja” që duhet t’i fitojmë: mendime jo gjithmonë pozitive apo zakone jo të shëndetshme, jeta nuk është e përkryer dhe as ne nuk jemi të përsosur. Edhe pse nga jashtë duket sikur secili nga ne ka rrethana të ndryshme, në fund të ditës kalojmë nëpër të njëjtat gjëra dhe mendoj se pandemia ishte shembulli perfekt: të gjithë ishim në të njëjtën varkë, pavarësisht nga jemi apo çfarë bëjmë. Për këto arsye, këtë vit vendosa të jem dhe në platforma të tjera për të qenë “virtualisht” më pranë njerëzve dhe duke ndarë më shumë nga vetja, edhe pse jeta e secilit prej nesh nuk është e gjitha në mediat sociale.
5 elemente që nuk duhet të mungojnë kurrë në garderobën e një vajze?
– një këmishë boyfriend, e bardhë 100% pambuk;
– një trench coat pak retro, nëse është vintage akoma dhe më mirë;
– një palë sandale lëkure minimaliste, me takë medium;
– një xhaketë sartoriale e prerë mirë;
– një palë denim easy jeans, që tashmë janë klasiket e reja.
Këto mendoj se janë disa nga produktet must që duhet të ketë çdo vajzë për të realizuar një look fashion, elegant dhe që nuk i kalon asnjëherë koha.
Çfarë nevojitet të bëjë një bloger i ri për të qenë gjithmonë “in” në Instagram?
Autenticiteti, evolucioni i vazhdueshëm, profesionalizmi dhe transparenca. Në fund të ditës, kur doni të lidheni me njerëz, nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Sot, jetojmë në një botë që ka të bëjë me transparencën dhe vërtetësinë. Njerëzit mund të dallojnë nga një kilometër larg kur thjesht po luani një rol. Mendoj se jemi të ngopur nga rolet.
Ti udhëton shumë për të gjetur vendin perfekt për një foto. Çfarë ndodh pas fotos që shohim në postim?
Pas çdo content-i ka sakrificë, zgjime herët, mbingarkesë, fundjavë në punë, humbje rrugësh, ngecje në llucë, aksidente të vogla apo dhe thjesht ferra në këmbë (qesh). Për shembull, në reklamën e ONE, m’u desh të ngjitesha në pemë, dhe le të themi që lartësia nuk është mikja ime (qesh). Pema ishte plot me milingona dhe ndërkohë unë isha zbathur në të (qesh), por e gjithë kjo është dhe pjesa më funny për mua, plotëson natyrën time kurioze, dëshirën për të sfiduar veten dhe për të realizuar gjërat.
Sa shpesh të duhet t’i ndërrosh smartphone-t për të pasur cilësimet me të fundit në opsionet e kamerave?
Smartphone-i është një element kyç në realizimin e content-it për mua. Kam parë ndryshime të mëdha si në cilësinë, ashtu dhe në zhvillimin e ideve, thjesht, falë ndërrimit të tij. Mundohem që të paktën një herë në vit, të marr një smartphone me teknologjinë më të fundit, dhe sigurisht, paketat e mundësuara ma bëjnë edhe më të aksesueshme pasjen e modelit të preferuar.
Cilët janë smartphone-t e tu të preferuar?
Jo shumë kohë më parë, ideja se një smartphone mund të zëvendësonte një aparat fotografik mund të dukej qesharake, por sot ka smartphone me 5 kamera dhe sensorë që shkojnë deri në 108 MP.
Ja cilët janë sipas meje smartphone- t me kamerë më të mirë që na lejojnë të bëjmë fotografi të shkëlqyera pa qenë domosdoshmërisht ekspert fotografie.
Në vend të parë këtë vit për mua qëndrojnë:
Samsung Galaxy S21 Ultra dhe iPhone 12 Pro Max. Samsung-u për zoom-in më të mirë në treg, dizajnin simpatik dhe software-i që ofron mënyra të ndryshme për të shkrepur.
Ndërsa iPhone 12 Pro Max për shkrepjet natën dhe me dritë të keqe, modalitetin Smart HDR 3, që kombinon ekspozime të shumta për të krijuar imazhin më të mirë të mundshëm dhe editimi që lejon software-i fantastik.
Më pas vijnë:
* Huawei Mate 40 Pro
* Samsung Galaxy Note 20 Ultra
* OnePlus 9 Pro
* Huawei P40 Pro
* iPhone 12 Pro
* Google Pixel 5
* Samsung Galaxy S21
* OnePlus 8 Pro
* iPhone 12 / iPhone 12 mini
* Xiaomi Mi Note 10