Romeo Veshaj e bën jetën si telenovelë spanjolle, saga e puthjeve në Spanjë

Vëllezërit binjakë Romeo dhe Donald Veshaj kanë udhëtuar për pushime drejt Barcelonës së Spanjës, ku po argëtohet pas një sezoni të gjatë televiziv me emisionin e tyre. Pasi përfunduan me sukses sezonin e “Binjakët”, ata vendosën të udhëtonin drejt Spanjës të dy, për t’u relaksuar në plazhet e bukura të Barcelonës. Teksa fansat menduan se bashkëshoqëruesja e Romeos në këtë udhëtim ishte Aleksia Peleshi, një video e bërë publike së fundmi i ka bërë lëmsh të gjithë. “Revista Ëho” postoi pamjet ku shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u përqafuar dhe puthur me një vajzë bjonde. Nga këto pamje vihet re aktori, i cili dhe në postimet e tij është shfaqur i veshur me lejla. Dyshimet se ndoshta në video ishte Donaldi nuk munguan, mirëpo mungesa e tatuzheve në këmbë e bën të dallueshëm Romeon. Vetëm pak orë pas publikimit të kësaj videoje, detaje të reja dolën në dritë. Burime ekskluzive për Iconstyle.al bënë të ditur se vajza në foto quhet Eriketa, dhe jeton në Barcelonë pasi dhe në bion e saj në Instagram, e ka bërë të ditur diçka të tillë.

Nga verifikimet e bëra, është vënë re po ashtu se ajo e ndjek Romeon në Instagram. Situatën e bën të komplikuar fakti që dhe Aleksia Peleshi (e deklaruar si e dashura e tij), po ashtu ka treguar se ndodhet në Barcelonë. Ajo ka publikuar një foto në Instagram dhe ka zbuluar vetë vendndodhjen dhe menjëherë të gjithë menduan se po shoqëron Romeon, por e vërteta qenka krejtësisht tjetër. Ndërkohë për muajsh Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit këto muaj kishte ndërmarrë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien me e saj me aktorin e humorit, Romeo Veshaj. Sipas mediave lidhja e dyshes kishte avancuar aq shumë, në një kohë kaq të shkurtër, saqë çifti kishin vendosur të bashkëjetonin, duke u përpjekur që romancën e tyre ta jetonin në fshehtësi të plotë. Lidhja e Aleksia Peleshit dhe Romeo Veshajt u zbulua pak kohë më parë, teksa të dy publikuan pamje në rrjetet sociale ndërsa qëndronin në ambiente të përbashkëta. “Vula” se dyshja ishin në një romancë, u vendos pasi vajza e ministrit të Mbrojtjes publikoi foto duke udhëtuar me makinë me aktorin e humorit. Kujtojmë se Romeo Veshaj ka qenë në një lidhje me këngëtaren Jonida Maliqi, por burime për Panorama Plus thanë se ish-çifti janë ndarë në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa lajmin për fundin e lidhjen e konfirmoi edhe Jonida Maliqi, e cila deklaroi në emisionin e saj se ky “Shën Valentin e kishte gjetur single”. Romeo njihet si Montana i “Al Pazar” bashkë me vëllain Donald Veshaj në rolin e Montelës. Para pak vitesh mediat shkruanin se ai dhe vëllai, përveç punës në televizion, prej vitesh investonin paralelisht në një biznes, një bar në periferi të Tiranës. Ai hyri i vetëm në botën e spektaklit, por u bë edhe më i suksesshëm kur atij iu bashkua vëllai binjak, Donaldi/Panorama Plus