Romeo shkrin së qeshuri banorët: Donaldi ecte me patentën time

Të qeshura dhe biseda kanë mbërthyer banorët e “Big Brother Vip”. Romeo Veshaj ka treguar për avantazhet që ka patur Romeo dhe Donaldi.

Ai tregoo se Donaldi shumicën e rasteve ka marrë dokumentet e tij të identifikimit dhe ai po ashtu ka bërë të njëjtën gjë. Romeo rrëfen madje se edhe patentën Donaldi e ka marrë pasi ka dalë nga “BBV1”.

Romeo: Donaldi patentën e ka marrë pasi doli nga Big Brother.

Fationi: Domethënë ka qenë me patentën tënde?

Romeo: Po, me patntën time dhe pasaportën time. Shkoja në bankë dhe jepja kartën e identitetit të Donaldit, më vinte mandati. Aty duhet të shkruaja Donald Veshaj, unë nisja të shkruaja R…

Fationi: Po ndonjë gjë tjetër keni ngatërruar?

Kjo situatë ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, të cilat filluan të hamendësonin se si askush nuk e kishte vënë re këtë gjë.

news.arkiva.de