Romeo flet për ndarjen nga Jonida: Nuk ka qenë e lehtë…
Siç dihet tashmë Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Romeo ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ku tregoi se ndarja nuk ka qenë e lehtë duke u shprehur “Ndarje të bukur nuk ka”.
“Ndarje dhe largime të bukura nuk ka, paçka se të gjithë i trajtojmë… Askush nuk i nis gjërat duke ditur që do përfundojnë, por jeta e tillë është, ka momente, lind vetëm, shtohesh rrugës dhe vdes vetëm. Që do të thotë janë gjëra që ndodhin”, u shpreh Romeo. /Gazeta Liberale