
Romantike si Adelina, këngëtarja i bën partnerit dedikimin më të veçantë
Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili, së fundmi i ka dhuruar bashkëshortit të saj fjalët më të ëmbla të zemrës. Dedikimet romantike tashmë janë bërë të shpeshta mes tyre e mesa duket dhe ditën e sotme nuk ka munguar një i tillë.
“Nuk doja të bija në dashuri por kur ti buzëqeshe, e dija. Do të të dua përgjithmonë”, shkruan Adelina në foton e publikuar e në ‘Instagram’ krah tij.
Adelina është larguar prej kohësh nga muzika për t’ju përkushtuar familjes, por ajo vazhdon të mbetet një nga personazhet më të pëlqyer të publikut.