Romantik si Barack Obama, dedikimi për ditëlindjen e Michelle i lë ndjekësit pafjalë

Urimet e ish-Presidentit të Amerikës, Barack Obama ndaj bashkëshortes së tij, Michelle Obama janë kthyer gjithmonë në kryefjalën e meidave rozë, e kjo për shkak se ai kujdeset t’i dedikojë asaj fjalët më të ndjera e të sinqerta. Edhe sot në 57-vjetorin e Michelle, ai ka ndarë një foto të mamasë së vajzave të tij shoqëruar me këto fjalë: “Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime, partnerja ime dhe shoqja ime e ngushtë. Çdo moment me ty është një bekim. Te dua Miche”.

Në intervista të ndryshme Barack dhe Michelle kanë treguar detaje të ndryshme për raportin e tyre, duke theksuar se kanë qenë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit në ditë të mira apo të vështira. Dyshja janë prindër të dy vajzave, Malia Ann Obama dhe Sasha Obama./revistawho.com