Romancë e re dashurie? Eros Ramazzotti kapet mat me këngëtaren italiane, ja kush është vajza që i ka ‘vjedhur’ zemrën artistit

Eros Ramazzotti flitet se ka nisur një romancë dashurie me ish pjesmarrësen e reality show Amici, Veronica Montali.

Këngëtari Eros Ramazzotti është parë së fundmi nën shoqërinë e ish pjesmarrëses së reality show-t, ‘Amici’, Veronica Montali.

Ajo që bëri të shtoheshin më shumë dyshimet ishin fotot e njëjta të çiftit në rrjetet sociale.
Sipas të përjavshmes ‘Di piu’, këngëtari ishte pikërisht aty dhe besohet të ketë takuar Veronican.

Sipas mediave italiane mes të dyve ka lindur dashuria, por do jenë vetë ata që do e mohojnë ose të konfirmojnë lidhjen e tyre. Veronica ka marrë pjesë në talent shown e Maria De Filippit në edicionin 2004-2005 dhe gjatë atij viti Ramazzotti ishte i ftuar në televizion.

Pas ndarjes nga Marica Pellegrinelli për këngëtarin janë përfolur shumë histori dashurie, por të gjitha janë mohuar nga këngëtari.

(A.B)/Dosja.al