Romanca e re e Selena Gomez me muzikantin Andrew Taggart ‘irriton’ vajzën e Steve Jobs!

Këngëtarja e njohur Selena Gomez është në një romancë të re me muzikantin Andrew Taggart. Së fundmi u pretendua se bukuroshja është në lidhje me yllin 33-vjeçar të “The Chainsmokers”. “Ata nuk po përpiqen të fshehin romancën e tyre duke u futur fshehurazi nëpër klube”, tha një burim i brendshëm për UsWeekly.

Por pas publikimit të fotografive të tyre, ish e dashura e Taggart, Eve Jobs, vajza më e vogël e të ndjerit Steve Jobs, e ka fshirë profilin e saj në Instagram, ku më parë ishte shumë aktive me postimet.

Rikujtojmë, se 24-vjeçarja e nisi lidhjen me muzikantin verën e kaluar, një romancë që duket se nuk zgjati shumë. Selena nga ana tjetër pretendoi së fundmi ndarja nga Justin Bieber me të cilin u takua dhe u nda nga viti 2011 derisa u ndan përfundimisht në fillim të 2018 ishte ‘gjëja më e mirë’ që i ka ndodhur ndonjëherë.

Top Albania Radio