Romanca e Fifit me Adis Patushin në ‘shënjestër’ të ndjekësve, këngëtarja reagon e revoltuar ndaj komenteve dashakeqëse!

Siç tanimë të gjithë e dimë këngëtarja e njohur Fifi është në një romancë me Adis Patushin. Ato shfaqen kudo bashkë dhe nuk ngurrojnë që në rrjetet sociale të ndajnë foto dhe video me njëri-tjetrin. Mirëpo, së fundmi Fifi ka marrë kritika dhe ofendime nga disa ndjekës ku një ndër to e ka shpërndarë në “Instastory”. Një ndjekës i ka shkruar se:

Na ke lodhur me atë 50-vjeçar që ka fëmijë e mundohesh t’i ngelësh në dorë me zor. Ik vëllaçko mos u shit lovely në rrjete sociale.

Ndërkohë Fifi ka reaguar duke thënë:

Si puna e mesazhit paraprak marr minimalisht 100 në ditë… Tmerr domethënë!

Por këngëtarja e njohur nuk e ka lënë me kaq pasi ka bërë edhe disa reagime të tjera po në “Instastory”. Ajo shkruan se:

Më keni lodhur, krahasimet tuaja nivel zero, opinionet një turp, shumica që komentojnë? Po janë profile fallco që 99% janë njerëz që unë i njoh.

Më pas Fifi ka postuar edhe një shkrim të shkurtër për Adisin.

Adisi është baba dhe ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si të jetë i imi, përndryshe do të thotë që se dua njeriun që kam në krah. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë, por s’i kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë çfarë do ndodhte.

Fifi ti po e poston shumë, s’bën, turp, tmerr, lidhje që do zgjasi dy muaj, mos e puth. Hapi sytë Adis shiko në dorën e kujt ke rënë, Fifi është k*rvë, Fifi është e shëmtuar, Fifi është e dështuar. Fifi ktej Fifi andej. O Fif ç’do me këtë burrë të martuar, o Fif a s’pate ndonjë djalë beqar po shkove e gjete me fëmijë.

Në fund, këngëtarja ka edhe një kërkesë për ndjekësit, ku i kërkon që të merren me jetët e tyre.

Aman merruni me jetën tuaj, aman. Më lini të jetoj aman. Përtej këngës, përtej muzikës, kam edhe unë një jetë. Dikush zgjedh ta bëjë publike dikush jo. Unë kam treguar çdo gjë timen, e bëra, e ndava me ju, e hëngra, bëra gabim? Trashanik! Por e bëra, nëse s’ju pëlqen më bëj bllok. Por më lini të jetoj. Nëse lëndoj dikë, nëse i bëj keq dikujt, nëse e fyej, nëse e dëmtoj dikë, nëse i hyj në hak dikujt, ju lutem më varni, më turpëroni. Por s’po ju bëj gjë. Unë thjesht po jetoj. Më lini të ndihem njeri.

Pas këtyre statuseve Fifi ndau një video nga shtrati me Adisin. Dyshja shiheshin në momente intime teksa Adisi i thotë në një moment Fifit mos të publikojë foto me të sepse do e shajnë. Kësaj Fifi iu përgjigj thjesht më një buzëqeshje duke lënë të nënkuptohet se nuk i intereson.

Rikujtojmë, se disa ditë më parë në emisionin më të përfolur të momentit në Top Channel, “Më lër të flas”, ishte e ftuar Fifi e cila tregoi shumëçka, madje edhe të gjithë zanafillën e njohjes më partnerin e saj, Adis Patushin.

Top Albania Radio