Roli i fatit në jetët tona

Duke analizuar historinë e Tokës që nga kohërat e lashta, gjenetisti dhe biologu molekular, Shon Kerroll, përshkruan në librin tij të ri një sërë ngjarjesh fatkeqe por edhe fatlume që kanë ndodhur në historinë e njerëzimit, duke lejuar origjinën e saj të rastësishme dhe zhvillimin e saj po rastësor.

Duke marrë idetë “revolucionare” të prezantuara nga biologu francez Zhak Mono në librin e tij “Shansi dhe nevoja” shkruar në vitet 1970, Keroll thekson rolin e rastësisë apo fatit në ekzistencën tonë në këtë botë, si në nivel individual dhe në nivel speciesh.

Ngjarja e parë e rastësishme e përshkruar nga Kerroll si një apokalips i vërtetë është përplasja e një asteroidi me planetin tonë, që ndodhi rreth 60 milionë vjet më parë, midis periudhave të Kretakut dhe Paleogjenit. Gjurmët tregojnë se përplasja e fortë duhet të ketë ndodhur pranë Gjirit të Meksikës, por pasojat e saj ishin katastrofike në të gjithë planetin.

Shkëmbinj të hedhur në të gjitha drejtimet, rënie materialesh të ngurta mbi Amerikën e Veriut, shi meteorësh të përflakur, prodhim i tymrave dhei avujve që e reduktuan për shumë vite rrezatimin e Diellit, shtim i niveleve të CO2 në atmosferë, dhe mbi të gjitha pasoja shumë të rënda në ekzistencën e gjallesave.

Kësaj ngjarjeje i atribuohet zhdukja e dinosaurëve, zhdukja e llojeve bimore, zogjve dhe e shume specieve planktonike. Megjithatë, komenton Kerroll, pavarësisht nga ajo katastrofë, dikush arriti ende të mbijetonte:një nëngrup gjitarësh që nga rastësia apo fati, patën mundësinë të evoluojnë.

Pas asaj katastrofe, planeti ynë ka pësuar transformime të tjera të thella, që nuk i kanë vrarë paraardhësit tanë, pavarësisht ndryshimeve të thella klimatike, zhvendosjes së pllakave tektonike (përfshirë atë indiane), dhe zhdukjes apo shfaqjes së specieve të reja.

Pra ne jemi këtu rastësisht, përfundon Kearroll, që duke iu afruar kohëve tona, rrëfen udhëtimin kulturor që e nxiti Darvinin të imagjinonte se si speciet e reja mund të formoheshin dhe të mbijetonin me kalimin e kohës. Për të formuluar një teori evolucionare të bazuar në përzgjedhjen natyrore dhe në marrëdhënien komplekse dhe të rastësishme midis organizmave dhe mjedisit, për të ishin thelbësore jo vetëm vëzhgimet dhe materialet e mbledhura në udhëtimin me anijen “Beagle”, por edhe studimet dhe eksperimentet e tij personale.

Vëzhgimet e tij të gjata dhe të sakta të llojeve të kafshëve dhe bimëve e lejuan të imagjinonte natyrën e rastësishme të variacioneve në bashkësitë e mëdha të organizmave. Sipas Darvinit, probabiliteti luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e përzgjedhjes natyrore, duke eliminuar kësisoj çdo lloj nevoje për një ndërhyrje hyjnore.

Vetëm një shekull më vonë, biologët identifikuan në molekulën e ADN-së, përgjegjëse për informacionin gjenetik, mundësinë e gabimeve të rastësishme në strukturën dhe funksionimin e saj. Mutacionet në trashëgiminë e “informacionit për të jetuar” të transmetuara nga prindërit te fëmijët prodhojnë me kalimin e mijëvjeçarëve, një pemë gjenealogjike komplekse dhe

të artikuluar të të gjitha specieve që aktualisht kanë mbijetuar, dhe që të gjitha kanëevoluar:mutacioni molekular dhe përzgjedhja natyrore, janë mënyrat përmes së cilave rastësiae lejon ose jo jetën në Tokë.

Një ngjarje tjetër aksidentale ka të bëjë me origjinën e jetës së secilit prej nesh:takimi i rastësishëm i një qelize germinale mashkullore dhe femërore në procesin e fekondimit, që pasohet nga një zhvillim kompleks embrional dhe më pas një jetë e rritur.

Shpërndarja rastësore e informacionit gjenetik të mbyllur në kromozomet e vezëve dhe spermës, shkëmbim i rastësishëm i pjesëve midis kromozomeve në maturimin e qelizave germinale, mutacionet e rastësishme në ADN, rastësia e shkrirjes midis asaj veze dhe asaj spermatozoidet na bëjnë që të gjitha unikë brenda species sonë.

Kjo gjë nuk është gjithmonë e favorshëm për ne:anomalitë kromozomike dhe mutacionet në trashëgiminë e trashëguar nga prindërit, mund të shkaktojnë sëmundje serioze ose ta bëjnë të pamundur zhvillimin embrional. Këtyre i shtohen mutacionet që ndodhin gjatë jetës, edhe për shkak të kushteve të dëmshme mjedisore, rastësisë ose zakoneve të këqija.

Këto mund të aktivizojnë mekanizmat e shfaqjes së tumorit, të nxjerrin gjenet jashtë kontrollit, të aktivizojnë ose çaktivizojnë kontrollet mbi funksionimin e proteinave thelbësore. Por çdo mutacion, përfundon Kerroll, është në vetvete një produkt i pashmangshëm dhe i padëshirueshëm i të qenit gjallë.

Madje edhe sëmundjet kancerogjene, janë shpeshherë pasojë e fatit për të qenë më gjatë gjallë. Një bisedë kurioze, e imagjinuar nga Kerroll midis shkencëtarëve si Mono, shkrimtarëve si Kamy dhe Vonegut, humoristëve si Idëll dhe Maher, na lejon që ta ndajmë “humorin dhe sensin e përbashkët”, duke theksuar rolin e rastësisë mbi mënyrën se si mund të kishte shkuar jeta e tyre personale, me rreziqet dhe peripecitë e ekzistencës.

Fati dhe fatkeqësia ndërthuren shpesh midis tyre, por Mono theksoi në librin e tij të lartpërmendur:”Më në fund Njeriu e di se është i vetëm në pafundësinë indiferente të Universit nga i cili doli rastësisht”. / Galileo – Bota.al