Robin Krasniqi feston ditëlindjen me lajmin më të bukur: Baba për herë të parë

Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e treguan vetë ata me postime në Instagramet përkatës. Lajmi vjen pak javë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Robin i ka shprehur emocionet e tij me anë të një postimi ku shkruan: “Falenderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat më të mira në jetë! Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi familjen tonë!”

Ndërsa modelja ka publikuar disa fotografi dhe dy prej tyre janë ekot e bebes ndërsa në njërën shihet Robin duke e puthur atë në ballë. Ndërkaq, ajo ka shkruar: “Jam shumë mirënjohëse për të gjitha momentet e mrekullueshme që kemi ndarë së bashku. Uroj që të vazhdosh të ndash gjithmonë me mua momente kaq të bukura. Ti je shpërblimi i përsosur për mua, për dashurinë time të vërtetë. Gëzuar ditëlindjen burrit më të mirë dhe dashuria ime që do bëhet baba”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @officialmarigonakrasniqi

revistawho.com