Roberti nis programin e ri, Nora e mbështet publikisht
Në vetëm pak ditë, këngëtari i njohur, Robert Berisha pritet të nisë programin e tij në ‘Klan Kosova’, i titulluar “Robi plaket kur don vetë”.
Pak para këtij momenti, ish-bashkëshortja e tij, Nora Istrefi ka ndarë në llogarinë e saj një foto të Robertit me emrin e formatit dhe e ka etiketuar atë, duke treguar publikisht mbështetjen e saj në këtë hap të rëndësishëm për këngëtarin.
Kujtojmë se Nora dhe Roberti vazhdojnë të ruajnë një raport miqësor për shkak të vajzës së tyre Renee, pasi kanë sqaruar se vendimi i ndarjes ka ardhur pas konsumimit të marrëdhënies shumëvjeçare dhe asnjë arsyeje tjetër.